Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTO/ Parku i Drilonit, Rama: Do e kthejmë në një destinacion edhe më të preferuar për turistët

08:38 / November 14, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 11 14 at 08.14.09
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Pogradec po punohet në kantierin e hapur të tre projekteve të integruara, Shëtitores së Tushemishtit, Parkut të Drilonit dhe rrugës së aksesit deri në pikën doganore të Tushemishtit.

Për të parë në terren, ecurinë e transformimit të një prej destinacioneve simbol të Pogradecit, Drilonin, ishte sot Kryeministri Rama së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli, Drejtorin e FSHZH Dritan Agolli, si dhe inxhinierë e drejtues punimesh.

“Në këtë zonën këtu janë tre projekte që janë të integruara. Një është projekti që është financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, që ka të bëjë me gjithë pjesën e Drilonit brenda. Projekti i dytë që është komplementar me të, është projekti qe financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që është shëtitorja e Tushemishtit së bashku me molet dhe pasarelën dhe rrugën e aksesit deri në pikën doganore të Tushemishtit, është dhe bypass-i i Tushemishtit që financohet përsëri nga Fondi Shqiptar dhe BB, për devijimin e trafikut, – pasi këtu do të bëhet shëtitore e gjitha, do jetë pedonale, – nga fshati, duke e lidhur me pikën doganore, për të cilën mbyllëm procesin e shpronësimeve dhe fillojmë nga puna brenda javës.”- shpjegoi Drejtori i FSHZH Dritan Agolli ndërsa theksoi se “ aktualisht jemi në fazë të avancuar punimesh të të dyja kontratave.”

Projekti transformues, jo vetëm ngre në një tjetër standard infrastrukturën në tërësi, por edhe sjell risi arkitekturore, duke e bërë më tërheqëse dhe më të aksesueshme hapësirën publike.

“Dy janë mole që mund të ankorohen varkat dhe dy të tjerat janë mole për turistët, për vizitorët. Ajo që është e rëndësishme është dhe një pasarelë, futet në liqen, ecën nëpër liqen dhe lidhet prap me molin tjetër që ka për të qenë një rrugë që njerëzit të mund të ecin në liqen. Po ndërkohë dhe rruga nga Tushemishti deri në doganë, është rrugë që po zgjerohet, rikonstruktohet, ka trotuar, korsi biçikletash. Bëhet një rrugë turistike njëlloj si pjesa e parë.” – detajoi Drejtori i FSHZH Agolli, teksa shtoi se: “Sezonin tjetër kjo do të ketë marrë formë, mund të kenë ngelur gjëra të vogla. Shpresojmë që në harkun kohor të 3 muajve ne të mbyllim bypass-in, se e shkurtër është si rrugë, në mënyrë që të devijojmë trafikun dhe kalojmë me shtresën e fundit, gjelbërimin dhe ndriçimin. Pjesa tjetër e punimeve, punimet nëntokësore kanë mbaruar të gjitha.”

Sipërfaqja ku shtrihet shëtitorja e Tushemishtit dhe Parku i Drilonit do të shumëfishohet në 150 hektarë, e gjitha në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi e lundrueshme me varkë, do të ketë 3 parkime me 550 vende për automjete, e gjitha një zonë e aksesueshme deri në Zagorçan, për të përfunduar në pikën doganore të Tushemishtit.

“Në krahasim me çfarë ka qenë më përpara e shumëfishojmë sipërfaqen, nga rreth 10-15 hektarë që ishte, sipërfaqja shkon 150 hektarë. Të gjitha në funksion të turizmit me lëvizje të kufizuara automjetesh, me ndriçim, mobilim urban që vizitohet në çdo periudhë të ditës, mundësisht në çdo periudhë të vitit. Kjo është 1 nga 13 urat e reja që janë në ndërtim. 11 kanë mbaruar. Urat janë bërë me një lartësi rreth 1.7 metra në mënyrë që aksesi dhe lundrimi me varka të jetë pa probleme. Edhe pak fillojmë me përfundimin e gjelbërimit. Do kemi rreth 7-8 mijë shkurre dhe pemë, përveç barit. Gjatësia e lundrueshme me varkë mendohet do jetë diku 4-5 km nëpër kanale të navigueshme me varka të llojeve të ndryshme që do jetë risi dhe për zonën sepse do jetë e aksesueshme deri në Zagorçan, edhe me varkë edhe me këmbë sepse është një sipërfaqë rreth 870 metra linearë e pashkelur që i shtohet parkut. Besoj brenda muajit janar mbarojmë dhe ndriçimin në të gjithë zonën që të jetë e aksesueshme edhe ditën, edhe natën”,-shpjegoi drejtuesi i punimeve, ndrësa theksoi se “shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i tre parkimeve në dalje që akomodojnë rreth 550 automjete. Njerëzit do të shëtisin me biçikleta, me varka, me mjete alternative”.

WhatsApp Image 2023 11 14 at 08.14.11 1
WhatsApp Image 2023 11 14 at 08.14.09 1
WhatsApp Image 2023 11 14 at 08.14.10
WhatsApp Image 2023 11 14 at 08.14.09
WhatsApp Image 2023 11 14 at 08.14.08
WhatsApp Image 2023 11 14 at 08.14.07
WhatsApp Image 2023 11 14 at 08.14.11

Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma territoriale, Tirana News siguron draftin e PS-së. Shkrihen 15 bashki, mbeten 12 qarqe! Qyteti nivel i ri qeverisës, Rinasi i shtohet Tiranës

15:35 / July 30, 2026

Agron Shehaj “vodhi” dokumentin sekret në Kuvend, kreu i SPAK: Ka një kallëzim penal, kemi nisur verifikimet

15:12 / July 30, 2026

Hetimi për “librin rozë” të Edi Ramës, kreu i SPAK flet për “The Albanian Files”: Janë depozituar dy kallëzime, po verifikohen

14:23 / July 30, 2026

Blendi Gonxhe: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj policisë do merret për veshësh a leckash dhe do procedohet

13:34 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.