Ish-kreu demokrat Lulzim Basha është nisur sot drejt Berlinit.
Tirananews.al ka mundur që të sigurojë fotot e kryedemokratit Basha në aeroportin “Berlin Schonefeld”.
Teksa priste në aeroport, Basha ka zhvilluar edhe një bisedë tepër të gjatë telefonike.
Nuk dihet ende se cila është arsyeja e kësaj vizite të kryedemokratit drejt Berlinit, ndërkohë që ditët e fundit edhe partitë gjermane si CDU-ja janë shprehur kundër rikthimit të Berishës në krye të PD-së.

