Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Foto/ Pas përfundimit të martesës 16-vjeçare, zbulohet kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën Arbana Osmanit

17:30 / February 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arbana 10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse do i besonim ligjit të tërheqjes që shpjegohet në librin “Sekreti” të autores Rhonda Byrne, atëherë mund të themi se moderatores së njohur të “Top Channel”, Arbana Osmani, i ka ndodhur pikërisht kjo magji.

Duket se misioni i saj televiziv për të bërë njerëz të lumtur me formatin “Dua të bëj të lumtur”, e bëri atë vetë të lumtur, pikë së pari dhe regjisorin shtatlartë e të qeshur të programit, Eduart Grishaj.

Nuk do të inspiroheshim rastësisht në këtë atmosferë Shën Valentini për ta bërë lajm këtë romancë të bukur që ka nisur mes dy kolegësh në televizion, nëse ata të dy të mos e ndjenin aq shumë, sa nuk munden dot më ta mbajnë vetëm për vete.

Dhe janë miqtë dhe kolegët e tyre gjithashtu që na e konfirmojnë këtë histori dashurie që ka kaq shumë pasion brenda saj. E dalë nga një histori e gjatë 16-vjeçare me financierin Ardit Kero (me të cilin ka një djalë), për Arbana Osmanin mund të themi se kur mbyllet një derë, hapet një tjetër.

Përveç dëshmitarëve që i shohin bashkë Arbanën dhe Eduartin tek dalin për një gotë në kohën e lirë, ndjekësit kanë vënë re afeksionin e tyre të bukur që e dëshmojnë me mesazhe të ëmbla dhe ngacmime në “Instagram”, që flasin për afrimitetin e tyre jashtë punës.

Për të mos folur për puthjet që bëjnë, sytë zemra dhe zemrat që shkëmbejnë, të bindur tashmë se ajo që ndjejnë për njëri-tjetrin është diçka e madhe dhe për të mos u mbajtur vetëm për vete. Komenti i parë i Arbanës në foton e Eduartit që bëri përshtypje, ishte kur ajo i thoshte: “Ai momenti kur kupton se ke harruar të çosh sms-në e parkimit” dhe që Eduarti iu përgjigj: “Arbana Osmani ma bëj pra një parkim!”.

Komentit të saj pasues “Je shumë i bukur gjithsesi”, ai ia kthen me një zemër. Për të vazhduar me të tjera komente kur ajo i thotë “Pa shih çfarë ylli” dhe Eduarti i vë vulën marrëdhënies së tyre ndërsa i deklaron hapur “Të kam zemër unë ty”. Këto komente u shkëmbyen vetëm një javë më parë kur pasi Eduarti postoi në “Instagram” foton e tyre bashkë, me diçiturën “backstage”, ku pozojnë të ulur pranë njëri-tjetrit dhe të veshur në stilin sport. Pra, e thënë shkurt, duket se dashuria e tyre ndjehet në ajër dhe ata nuk mund të fshehin më. Por këtyre momenteve në paskuinta, nuk u kanë munguar ato në ekran në rastin kur Arbana e falënderoi regjisorin për programin, duke nxjerrë me kamera edhe portretin e tij në mënyrë që publiku i “Dua të të bëj të lumtur” ta njihte dhe në portret./Panoramaplus/


  • Arbana 2 2
  • Arbana 3 2
  • Arbana 4 2
  • Arbana 5

Arbana martesa zemren
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.