Pas përfundimit të dy samiteve të suksesshëm që u mbajtën në Tiranë, të zhvilluar më 28-28 shkurt, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Azerbajxhan. Një media vendase ka publikuar foto në platformën “X” në momentin kur Rama ka zbritur nga avioni dhe zbulon se arsyeja e vizitës së tij është hapja e ambasadës shqiptare në Baku.



