Në orën 17:30 do të mbahet protesta e thirrur nga PD-ja e Rithemelimit dhe e mbështetur nga aleatët e Sali Beishës, ndërkohë që janë drejt fundit përgatitjet për një ngjarje të tillë. Policia ka vendosur gardh metalik përballë Kryeministrisë, ku është edhe zona ku do të mblidhen qytetarët. Ndërkohë po vendoset edhe podiumi nga ku do të flasin krerët e opozitës.


