Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

FOTO/ Presidenti Begaj vijon turin, ndalet në komunat e Kozencës: Të rinjtë promovim vlerave të Arbërisë

15:55 / May 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3begaj15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj vijoi edhe këtë të enjte turin në Kalabri me vizita në komunat e Kozencës, San Martino di Finita, San Benedetto Ullano dhe Cerzeto, të pavizituara më parë nga presidentët shqiptarë. Në sheshin e San Martino di Finita, në hyrje të të cilit ndodhet shqiponja dykrerëshe, Begaj u prit nga drejtuesit e komunës dhe banorët arbëreshë e shqiptarë, të cilët kanë shkuar aty pas viteve ’90.

Veç historisë së ruajtur në arkitekturë, San Martino di Finita ka të arkivuar në bibliotekën e komunës edhe të gjithë të shkuarën e lashtë. Begaj vizitoi bibliotekën dhe kishën e ndërtuar nga arbëreshët në fillim të shekullit XVI dhe përcolli mesazhin e vijimësisë së traditës për të promovuar këtë thesar historik. “Kjo është një kërkesë që i bëhet Fondacionit Arbëresh të Kalabrisë për të vizituar të gjitha komunat arbëreshe, kërkesë e lidhur me mundësinë për t’u takuar së bashku, për të dëgjuar njëri-tjetrin, për të mundësuar realizimin e të gjitha nevojave dhe problemeve të zgjidhshme që ju mund të keni”, theksoi Begaj.

Begaj shprehu besimin se veç tij, që është i pari president shqiptar që viziton këto komuna, do të vijnë më pas edhe të tjerë personalitete, për të mundësuar një shkëmbim idesh e vizionesh për të ardhmen e përbashkët. “Besoj se pas vizitës sime të parë arritëm diçka. Rai Calabria tashmë ka një program në gjuhën arbëreshe”, tha Begaj, i cili premtoi projekte të tjera, të cilat duhet t’u shërbejnë të rinjve, pasi do të jenë ata që do të trashëgojnë dhe do të promovojnë vlerat e Arbërisë dhe kombit.

Begaj vizitoi qytetin e lashtë, San Benedetto Ullano, ku u prit nga banorë të veshur më kostume tradicionale, të cilët e shoqëruan atë përgjatë vizitave në Muzeun e Palazzo Bisciglia, ku ruhet çdo dokument i arbëreshëve të parë që ndërtuan këto rajone, si dhe në kishën e ndërtuar nga familja Rodota me origjinë nga Shkodra.

“Jam këtu t’ju falënderoj për të gjithë ushqimin që ju jepni i përditë atdhedashurisë, ushqim që fillon me mbrojtjen dhe përdorimin e gjuhës arbëreshe dhe vazhdon të tregohet çdo ditë me historitë tuaja dhe me portat që ju sapo keni zhvilluar si projekte për të vazhduar për të trajtuar historinë e Arbërisë”, tha Begaj. Presidenti Begaj vlerësoi projektin “Le Porte Narranti” në San Benedetto Ullano, me dyer të vjetra të pikturuara, që ruajnë trashëgiminë identitare, historinë dhe gjuhën arbëreshe.

3begaj14
3begaj12
3begaj11
3begaj9
3begaj8
3begaj7
3begaj6
3begaj5
3begaj4
3begaj3
3begaj2
3begaj
3begaj15

bajram begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.