Këtë mbrëmje ekipi kuqezi po luan kundër Çekisë, dhe në stadiumin e vendit pritës janë shënuar ngjarje të rënda, siç është përdhosja e flamurit kuqezi që e kanë kthyer me kokë poshtë dhe që ai i Kosovës është veshur me të Serbisë. Veprime të tilla rëndojnë dialogun Serbi-Kosovë dhe nxisin më shumë urretjen.
Ndeshja e Ligës Kombëve mes Çekisë dhe Shqipërisë u shoqërua me një incident skandaloz, kur tifozët çekë në “Epet Arena” vendosën kryq mbi flamujt shqiptar dhe i paraqitën ata me shkabën poshtë. Kjo veprimtari e papranueshme ngjall reagime të shumta dhe akuzat për provokim të hapur.
Përveç flamujve shqiptarë, tifozët çekë gjithashtu shfaqën flamurin serb, duke rritur tensionet mes dy vendeve. Kjo situatë ka sjellë diskutime për mundësinë e dënimeve nga organet e futbollit, pasi këto akte konsiderohen të papranueshme dhe anti-sportive.
Tifozët shqiptarë dhe opinionin sportiv po presin një reagim nga FIFA dhe UEFA, të cilat duhet të ndërmarrin masa për të parandaluar incidentet e tilla në të ardhmen.


