Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

FOTO/ Punimet për transformimin e Qendrës së Kinostudios, Veliaj: Do t’i sjellë një super-vlerë zonës

16:28 / May 21, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 05 21 at 15.57.57
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Punimet për rikualifikimin e Qendrës së Kinostudios, për t’u transformuar në polin e ri urban të Tiranës, po vijojnë me ritme të shpejta. Projekti, i cili është i ndarë mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës, ka krijuar disa parqe urbane që nuk kanë qenë më para të cilat do të sjellin aktivitete kulturore për ekspozita, për filma dhe instalacione të ndryshme në zonën e Kinostudios. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili pa nga afër punimet tha se është një transformim i jashtëzakonshëm dhe se do t’i sjellë një super-vlerë zonës.

“Jam i sigurt që banorët mezi e kanë pritur shtrimin e kësaj pjesës, të lirohet qarkullimi dhe pastaj të punojmë te rrethrrotullimi i Kinostudios, ku bashkohet ‘Aleksandër Moisiu’ me ‘Xhanfize Kekon’. Projekti do ta kthejë vërtet këtë park në një park arti dhe sigurisht, do t’i sjellë një super vlerë zonës”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se përveç qendrës së Tiranës, vihet re një shtim i ndjeshëm i numrit të turistëve edhe në zonat periferike. “Në Kinostudio po vijnë gjithmonë e më shumë turistë. Turistët nga qendra e Tiranës po vijnë të shohin kinema edhe te Marubi, të shohin edhe Muzeun e Armëve, por do të vijnë edhe për instalacionet që do të kemi këtu. Kemi parë që, aty ku kemi projekte të artit dhe të kulturës, siç ka qenë kinemaja “Maks Velo” në Laprakë, fillon bubërron gjithë lagjia, se fillojnë eventet siç po ndodh sot tek Kinema Agimi. Rikthimi i këtij institucioni të artit në duar të bashkisë dhe gjallërimi me jetë, ka prodhuar një sërë aktivitetesh të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Ai shtoi se sa herë Bashkia bën investime të tilla rritet edhe vlera e pronës. Veliaj bëri të ditur se shumë shpejt do të shpërndahet loti i dytë i banesave të reja për të prekurit nga tërmeti. “Po të shikosh numrin e shtëpive që po shiten dhe sa të huaj po blejnë shtëpi dhe sa po rritet vlera sa herë që bashkia bën investime të tilla, besoj që është vetëm çështje kohe sa ta shohim tamam në Kinostudio. Sigurisht, Njësia 4 është një njësi e shtrirë, pra fillon edhe këtu në Kinostudio, ku ndahet me 3-shin dhe mbaron te Bregu i Lumit, ku prapë lagjia e re do të ketë shumë shpejt lotin e shtëpive që do të shpërndahen. Ne do duhet që të caktojmë bashkë me njësinë administrative një datë që të hedhim shortin, ku fëmijët e secilës familje, atë që është taksur për ta, ta zgjedhin vetë me short, ku do e kenë apartamentin e tyre””, nënvizoi ai.

Në fund, kryebashkiaku kërkoi bashkëpunim për çështjen e shpronësimeve, nga ata qytetarë të cilët kanë ndërtuar pa leje dhe shtoi se nga bashkëpunimi përfitojnë edhe vetë ata që kanë bërë shtesa. ‘‘Për të gjithë ata që kanë bërë ndërtime të vogla pa leje, ju lutem bashkëpunim. Ne sigurisht që po i bëjmë gjithë proceduarat e shpronësimit, por për çdo lloj çibani letrat për shpronësim bëhen njësoj, si për një magazinë të madhe, vilë të madhe ose për një pallat të madh. Kjo do të thotë që volumi burokratik i letrave është i jashtëzakonshëm për të mbërritur tek e njëjta finale, lirimi i territorit. Ftesa dhe për çibanët e fundit që kanë ngelur në rrethrrotullimin e Kinostudios, është bashkëpunim, bashkëpunim, bashkëpunim”, përfundoi Veliaj.

WhatsApp Image 2024 05 21 at 15.58.24
WhatsApp Image 2024 05 21 at 15.58.02
WhatsApp Image 2024 05 21 at 15.57.57

Bahskia Tirane Erion Velioaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar

08:21 / June 5, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.