Pamjet e rënda të publikuara një ditë më parë nga deputetja e PDK-së Flora Brovina në Kuvendin e Kosovës, ngjallën reagime të ndyshme në publik, ndërkohë që menjëherë u verifikua se nuk ishte nga ngjarjet e tmerrshme në Kosovë gjatë luftës.
Pasi u pyet në polici, Brovina mori përsipër fajin duke u kërkuar falje dhe grave të dhunuara gjatë asaj periudhe. “Fotografia me gjasë është e falsifikuar. Ju kërkoj falje të gjithëve, sidomos grave të dhunuara. Mua ma kanë dorëzuar këtë foto diku në vitin 2003 në një zarf. Nuk më ka shku mendja me verifiku sepse e kam nga 2003. Personi që ma ka dhënë është aktivist i për të drejtat e njeriut”, tha ajo.
Lexo edhe- Publikohen fotot tronditëse: Gruaja përdhunohet nga ushtarët serbë në sy të familjarëve në Kosovë
Brovina tha se kreu i PDK-së, Kadri Veseli nuk ka qenë në dijeni të këtij rasti, siç dhe u përfol një ditë më parë. Ajo shtoi se ka dokumente për të dëshmuar gjenocidin dhe në prokurori u thirr si dëshmitare.
Lexo edhe- Mimoza Kusari Lila/ Sonte humbëse është e tërë Kosova
