Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTO/ Rama dhe Abazoviç prezantojnë projektin që lidh Uqinin me Velipojën

17:19 / June 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 ura 1654700405
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë zhvillimit në Ohër në kuadër të samitit të Ballkanit të Hapur, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez Dritan Abazoviç kanë prezantuar projektin e ri. Bëhet fjalë për një urë mbi lumin Bojana që do të lidhë Velipojën me Ulqinin dhe do të jetë një projekt i përbashkët i dy qeverive.

Abazoviç është shprehur i lumtur për mediat për këtë projekt, teksa tregon se për këtë gjë ai ka diskutuar me kryeministrin Rama edhe në Tiranë.

“Jam shumë i lumtur për këtë projekt dhe kjo është diçka për të cilën folëm në Tiranë verën e kaluar. Tani jemi shumë afër fillimit të realizimit të kësaj ideje. Mali i Zi ka ndarë një pjesë të buxhetit të këtij viti vetëm për ndërtimin e kësaj ure. Ne do të nënshkruajmë një Memorandum Bashkëpunimi në të cilin do të specifikohen obligimet e të dyja palëve”, ka thënë Abazoviç.

Ndërsa, teksa na prezanton me fotot e projektit në Twitter, Abazoviç shkruan dhe se: “Kjo jo vetëm do të reduktonte distancën midis qyteteve dhe vendeve, por do të pasuronte edhe ofertën turistike të atyre zonave. I afrojmë qytetarët, forcojmë ekonominë! Qëllimi është zhvillimi i vendit nga veriu deri në det!”.

Edhe kryeministri Edi Rama e ka konsideruar këtë si një projekt fantastik, teksa tha se ndërtimi i kësaj ure do të mundësonte një komunikim shumë më të mirë mes dy vendeve.

“Duhet të krijojmë një marrëveshje dhe të kuptojmë buxhetin total të njëri-tjetrit për këtë investim. Ne jemi pro dhe projekti është fantastik. Ura do të mundësonte një komunikim shumë më të mirë mes dy vendeve”, theksoi Rama.

Distanca aktuale ndërmjet Ulqinit dhe Velipojës është rreth 73 km dhe me ndërtimin e urës do të reduktohej në rreth një kilometër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

85 votat e socialistëve për ‘Territorialen’, Manja-opozitës: Mund të bëjmë edhe 90, por s’na duhen!

23:06 / October 9, 2026

Ambasadorja e BE-së me ministrin Karakaçi: Lidhjet energjetike dhe të transportit afrojnë Shqipërinë me tregun europian

22:42 / October 9, 2026

Agron Duka hap pularinë për protestuesit: Vezët i keni falas, por kujdes me njerëzit

20:40 / October 9, 2026

Nis fushata e vaksinimit kundër gripit, Ministria e Shëndetësisë: Vaksinat shpëtojnë jetë

20:20 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.