Parullat kanë qenë i vetmi mjet komunikimi dhe propagande në kohë lufte, apo dhe në fushatat elektorale te viteve më parë por mesa duket vijojnë të përdoren ende, të paktën nga ana e opozitës. Kreu i opozitës Lulzim Basha pritet të jetë këtë pasdite në Burrel ku do të kërkojë nga qytetarët pjesëmarrje në protestën e të shtunës.
Por të rinjtë demokratë gjatë natës kanë shkruar nëpër mure e ndërtesa parullat “Rama Ik”, kryefjala e aksionit opozitar që kërkon largimin e Edi Ramës. Ndërsa socialistët i kanë korrigjuar sot gjatë ditës, ku në vend të shkronjës “I” kanë vendosur “O”, duke e kthyer kuptimin e parullës në Rama Ok.
Rama Ik apo Rama Ok? Një luftë parullash politike.





