Në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy Shqipëri-Japoni, kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare në Tokyo. Takimi i parë është zhvilluar me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku sipas Ramës, ata diskutuan për një sërë projektesh me rëndësi.
“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Rama do të zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.
