Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga Zogaj i Shkodrës. Sipas kreut të qeverisë, aty po ndërtohet një prej tre moleve në Liqenin e Shkodrës. “MIRËMËNGJES nga Zogaj ku po ndërtohet një prej tre moleve në Liqenin e Shkodrës, me të gjitha parametrat në funksion të lundrimit në natyrën e bekuar në zonën liqenore, që shihet edhe si një perspektivë e re turistike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
Postime te ngjashme
Add A Comment
