Pak momente para se të niste procesi i votimit për presidentin e ri, kryeministri Edi Rama është ngritur nga vendi dhe ka shkuar i ka dhënë dorën kandidatit Bajram Begaj.
Në fotot e mëposhtme duket momenti kur Rama shkoi pranë vendit ku po qëndron Begaj dhe i jep dorën. Kujtojmë se Rama dhe Begaj zhvilluan dhe mbrëmjen e djeshme një takim në ambientet e Kryeministrisë.




