KUÇOVË- Ky vit i ri shkollor për nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Llazar Kuli” në Perondi të Kuçovës ka nisur me kushte të tjera.
Ata do të kenë mundësinë të mësojnë në një godinë me kushte më të mira.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, e ri-konstruktuar falë një investimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me pushtetin vendor.
Krahas klasave me kushte dhe bazë materiale të kompletuar, nxënësit e kësaj shkolle kanë dhe hapësirën e palestrave në të cilën mund ushtrojnë pasionet e tyre për sportin.
“Shkolla e re “Llazar Kuli” në fshatin Perondi, Kuçovë, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Kuçovës ka hapur dyert me kushte moderne në fillim të këtij viti shkollor”, thekson Rama.