Ndërkohë që vijon debati lidhur me mandatin e Voltana Ademit në krye të bashkisë së Shkodrës dhe ndërprerjes së fondeve nga qeveria, kryeministri Edi Rama poston pamjet të një projekti të ri për këtë zonë.
Bëhet fjalë për vijën e liqenit të Shkodrës nga Shiroka deri në Zogaj. Sipas postimit të kryeminsitrit kjo pjesë do të jetë një nga pikat më të frekuentuera për pushuesit. Faza e parë ka nisur nga Shiroka.
POSTIMI I RAMËS
SE SHPEJTI…
Ja se si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka, ku ka nisur faza e parë e këtij projekti, e deri në Zogaj😁Pēr këtë projekt, Qeveria Shqiptare ka siguruar një financim të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Europian👍🇪🇺 #ShkodraqëDuam☀️ #ShqipëriaqëDuam🇦🇱
