Breshëri dëmton të mbjellat në fshatrat e Maliqit.
Reshjet që kanë përfshirë zonën e Maliqit mëngjesin e sotëm kanë bërë disa dëme në të mbjellat e fermerëve të fshatrave të Maliqit.
Kryesisht dëmet janë regjistruar në fshatrat Pendavinj dhe Tërovë ndërsa sipas informacioneve nga bujqësia janë shkaktuar dëme në 3 dynymë qepë dhe disa parcela gruri.

