Këngëtarja me orgjinë shqiptare por me famë botërore, Rita Ora ka pozuar për revistën “L’Officiel Brasil”. Ajo ka dhënë një intervistë, ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e saj të suksesshme në muzikë dhe personazhet nga të cilët ka marrë frymëzim. “Unë jam një artiste nga natyra. Qoftë në skenë duke kënduar, duke filmuar një film apo duke paraqitur një shfaqje. Që në fillimet e karrierës sime, kam menduar të mësoj sa më shumë dhe të bëhem sa më e shumë-anëshme. Të qeurit zënë është në ADN-në time dhe ka qenë gjithmonë kështu për mua”, tha këngëtarja shqiptare. Këtë herë ajo është shfaqur provokuese.





