Këtë të martë, në përkujtim të 25-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarii, grupimi i Rithemelimit i Partisë Demokratike të Shqipërisë organizoi një ceremoni në “Varrezat e Dëshmorëve,” me pjesëmarrjen e kryetarit të grupimit të Rithemelimit të PD, Sali Berisha dhe Grupimit ‘Dhjetor ‘90’. Të pranishëm ishin familjarë të Azem Hajdarit dhe politikanë të lartë të opozitës. Ish-kryeministri Sali Berisha vendosi një kurorë pranë varrit të Azem Hajdarit dhe u përkul në nderim të veprës së tij.








