Princi Leka dhe ish deputeti Halit Valteri kanë pozuar sëbashku si dy matjanë fisnikë. Ajo meriton vërtetë postulatin e njohur: “Një foto flet më shumë se njëmijë fjalë”.
Historia lihet pas, Princ Leka takohet me Halit Valterin.
Stërgjyshi i Halit Valteri, Beqiri ka plagosur në datën 23 shkurt 1924 mbretin e Ahmet Zogut në ambjentet e Parlamentit shqiptar.
Ahmet Zogu në atë kohë bëri gjestin fisnik duke e falur Beqir Valterin për aktin e tij. Zogu më parë madje i kishte paguar edhe shkollimin në Itali vepër e cila u harrua nga Valteri i cili nuk nguroi të qëllonte Zogun por pa e vrarë dot. Mbetet heroik akti i Zogut i cili edhe pse i plagosur hyri në sallën e parlamentit dhe kërkoi vazhdimin e seancës.
Rreth 100 vite më pas ky akt është harruar edhe nga stërnipat e tyre të cilët shihen mjaft të gëzuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.