Të dielën në ekran u shfaq pjesa e parë e serialit “The Idol” me protagoniste Lily-Rose Depp, vajzën e aktorit Johnny Depp dhe këngëtarin e njohur The Weeknd.
Debutimi në televizion është shoqëruar me polemika mbi përmbajtjen seksualisht eksplicite dhe degraduese të serialit, ku protagonistët shihen në skena të nxehta.
Seriali është ndërtuar mbi personazhin që përfaqëson Lily-Rose Depp. Ajo është Jocelyn, një këngëtare që pëson një krizë nervore në turneun e saj të fundit.
Më pas ajo takohet me drejtuesin e një klubit nate misterioze Tedros (The Weeknd) për të provuar të kthejë karrierën e saj në rrugën e duhur. Seriali fillon me një paralajmërim se episodi përmban “dhunë, lakuriqësi dhe kontent seksual”.


