Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

FOTO/ Sherri në lokal dhe e vrau para shtëpisë, ky është 30-vjeçari që goditi me thikë të riun

12:37 / August 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dorjan Dema dhe Dritan Manjani 692x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dorjan Dema goditi mbrëmjen e së hënës me thikë 26-vjeçarin Dritan Manjanin, para shtëpisë së viktimës, ndërkohë që i riu humbi jetën në spital.

Sipas banorëve konflikti mes të rinjve ka nisur në një lokal e më pas autori i dyshuar Dorjan Dema i ka shkuar viktimës te banesa, dhe pasi ai ka dalë e ka goditur me mjet prerës që dyshohet të jetë thikë e jo kaçavidë siç u raportua nga policia. Banorët tregojnë se viktima nuk ishte konfliktual ndërsa autori i dyshuar ndodhej në lokal i shoqëruar nga 4 persona të tjerë dhe po konsumonte alkool.

Dritan Manjani ndodhej i vetëm në një tavolinë tjetër duke konsumuar kafe dhe mësohet se aty brenda ka patur një zënkë mes të rinjve. Vetëm pak minuta më vonë, pranë banesës së viktimës kanë shkuar dy makina dhe i kanë rënë borive. Në këtë moment ka dalë nga shtëpia 26-vjeçari, i cili po konsumonte darkë me familjen.

Dyshohet se ai është goditur menjëherë nga autori. Familjarët dhe të afërmit e viktimës e kanë transportuar me urgjencë për në spital, por fatkeqësisht Manjani nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Ishin duke ngrënë, duke pirë 5 veta. Unë piva një kafe me të ndjerin, por unë u largova dhe e lash të ndjerin në lokal. Autori ishte me 4 veta të tjerë duke ngrënë meze e duke pirë birra. Se di se çfarë ndodhi më pas. Ai nuk u bashkua me ata, por ishte tavolinë tjetër. Thonë se ka nisur konflikti në lokal, por aty kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë. Më pas viktima, rreth orës 9 e gjys e kanë thirrur te shtëpia. Ai ishte duke ngrënë bukë dhe kur ka dalë i kanë shtirë me thikë dhe jo me kaçavidë siç kanë thënë. Kaq kisha unë”, thotë i prekur një prej banorëve të fshatit.

Dorjan Dema

Dritan Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Franca ndalon protestat në disa pjesë të Parisit dhe në Lyon

14:51 / October 22, 2026

Ndryshon ligji për investimet/ Projektligji synon diversifikimin e projekteve dhe më shumë monitorim

14:47 / October 22, 2026

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

14:42 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.