Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Foto/ Shihni si ka ndryshuar kjo vajzë pasi vendosi të linte drogën

18:01 / October 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Historia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ainsley Loudoun nisi të pinte që në moshë të re dhe besonte se “ishte normale” para se binte në një spirale të përditshme alkooli dhe drogash që e çonin në tentativa vetëvrasjeje e depresion. Por ajo ka arritur të bëjë kthesë në jetën e saj.

Skocezja nga Kilmarnock, thotë se në jetën e mëparshme ishte në depresion që prej një moshe shumë të re dhe në moshën 14 vjeçare tentoi të vriste veten për herë të parë.

Por dy vjet më parë 28-vjeçarja mori vendimin për të ndryshuar jetën e saj, me ndihmën e programit të ndihmës ndaj të varurve nga droga ‘Cocaine Anonymous’ sipas një axhende me 12-faza.

Ainsley thotë për mediat lokale: “Jetoja në errësirë të plotë që prej një moshë shumë të re. Mendoja se ishte normale që fëmijët të pijnë. Pirja e alkoolit vazhdoi dhe më pas erdhi kokaina. Jeta ime kishte marrë një spirale drejt fundit, deri në pikën ku besoja se nuk kishte më opsione të mbetura për mua.”

Ajo vijon: “Asnjë nga shokët apo familjarët nuk donte të rrinte me mua. Asnjë nuk dinte ç’të bënte me mua dhe sigurisht unë vetë nuk dija ç’të bëja. Ishte një çështje ose të shkoja në burg, ose të vrisja veten, ose të shërohesha”.

Për fat Ainsley ka ndjekur rrugën e shërimit prej dy vjetësh dhe ka gjetur një punë për herë të parë në jetën e saj.

Ajo shton se nuk kishte “ndjerë lumturi të tillë me veten më parë” pasi “çdo ditë kur zgjohesha dëshiroja të vdisja”.

Pas kthesës në jetën e saj Ainsley dëshiron që dhe njerëz të tjerë në fundin e dëshpërimit të mund të gjejnë ndihmën që ajo mori.

“Dua t’i them njerëzve se ka një zgjidhje. Unë e besoj fuqimisht këtë. Për dikë si unë që isha e destinuar të vdisja ose ta kaloja jetën në burg, besoj se ky ndryshim funksionon me këdo”.

Ainsley nisi shërimin e saj me grupin ‘Cocaine Anonymous’ dhe thotë se organizata mund të ndihmojë njerëz me disa varësi, mjafton të shprehin vullnetin për të ndryshuar.

  • 5 4
  • 4 2
  • 2 10
  • 1 21

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.