Shkolla 9-vjeçare ”Demokracia” në Valias të Kamzës është ndërtuar nga e para. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga ambientet e shkollës. Tashmë nxënësit do të zhvillojnë mësim në kushte me standarde moderne. “MIRËMËNGJESI dhe nga Valiasi në Kamëz, ku është ngritur nga themelet shkolla 9-vjeçare “Demokracia”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.










