Kryeministri Edi Rama të hënën priti në një takim ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan. Kreu i qeverisë teksa ka postuar foto nga takimi, e cilëson Fidan si një mik të vjetër dhe si një prej ”prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare”.
”Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan”,-shkruan Rama.




