Arritja më e madhe për një njeri, pavarësisht karrierës është fëmija. Emocione të veçanta teksa sheh që i vogli rritet dhe natyrisht ankth, emocion ka edhe prindi.
Njerëz të njohur kanë uruar fëmijët e tyre në rrjetet sociale. Ka nga ata që janë ulur në bankat e shkollës për herë të parë, dhe emocioni është më i madh.
Aurela Gaçe për shembull ka treguar se si nis sot dita e saj. Ajo thotë se vajzën e madhe e çon në shkollë i ati, ndërsa Aurela çon në kopësht të voglën.
Ndërsa Fiori Dardha nuk harron asnjëherë humorin e mirë që e karakterizon teksa thotë se Abelin e saj e ka shoqruar në shkollë vetë ajo dhe nëna, sepse “babi nuk gjeti vend ku të parkonte”. Shihni ne galeri!








