“Before FRANK” një përmbledhje fotosh të Amy Whinehouse para publikimit të albumit të saj.
“E takova Amy për herë të parë me rastin e një seti fotografik për kopertinën e albumit të saj”, kujton fotografi Charles Moriarty në një video në Kickstarter. Ishte viti 2003, dhe Amy ishte gati për të nxjerrë “Frank”.
Në atë vit, 16 vjet më parë, Amy e re, e relaksuar, linja ikonike ‘alata’ e lapsit të syve që e identifikonte mjaft.
Kur Amy ndërroi jetë në 2011, Moriarty nuk dinte çfarë të bënte me fotot, shumica prej të cilave nuk ishin publikuar kurrë. “Kur Amy vdiq shumë njerëz më kanë kontaktuar për të bërë gjëra të ndryshme, por ndershmërisht ishte një ngjarje që më përfshinte shumë dhe unë u shqetësova në atë kohë”, kujton Charles.
Ai thotë se nuk donte që ato foto të përdoreshin për qëllime tregtare. “Më duketj si një ndërhyrje në një moment privat të përjetuar nga të rinjtë, e cila papritmas u tërhoq vetëm për shkak se kishte ndodhur diçka e tmerrshme. Nuk doja që fotot e mia të dilnin në dritë në atë mënyrë, kështu që i mbajta për vete”, vijon ai.
Për këtë ai i përmblodhi këto foto në një libër të tijin, për të cilin kërkon fonde ta publikojë, e që e quajti “Before FRANK”.