Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

FOTO/ Tiranën e kanë vizituar pesë sekretarë amerikanë të shtetit. Nga Baker tek John Kerry

11:23 / February 15, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Screenshot 2024 02 15 112059
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tirana është në pritje të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken. Pas vitit 1990, Shqipërinë e kanë vizituar 5 sekretarë të shtetit amerikan. I pari James Baker në 22 qershor 1991, vizitoi vendin tonë 52 vite pasi Shqipëria lidhi marrëdhënie diplomatike me SHBA-të. U prit në Tiranë në një miting, më të madhin proamerikan në Europë pas Luftës së Ftohtë në një vend i cili ishte pjesë e kampit komunist.

E dyta ka qenë vizita e Madeleine Albright në 18 shkurt 2000. Madeleine Albright vizitoi Shqipërinë në një kohë ku gjurmët e ‘97 ishin ende të freskëta. Gjatë vizitës në Tiranë, Albright shprehu mbështetje jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën e sapodalë nga lufta. Në atë kohë, qeveria e Tiranës drejtohej nga Ilir Meta.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 424581777 802851931869966 7357784062798752508 n
    Blinken në Tiranë, ambasada e SHBA-së: Do të takohet dhe me drejtues të sistemit të drejtësisë
  • Screenshot 2024 02 15 121158
    Blinken në Tiranë, dhjetëra qytetarë në rrugë
  • 1707993908 blinkenhasani
    FOTO/ ''Mirë se erdhe Antony'', ministri Hasani: Partneriteti strategjik Shqipëri-SHBA vetëm do forcohet

I treti sekretar amerikan i shtetit që vizitoi Shqipërinë ka qenë Colin Powell më 29 prill 2003. Sekretari Poëell zgjodhi Tiranën si vendin ku do të firmoste “Kartën e Adriatikut” ose paradhomën për hyrjen në NATO të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë. Vlerësoi Shqipërinë si aleate në koalicionin kundër Irakut, kur shtrohej diskutimi nëse SHBA duhet të bënte luftë atje apo jo. Në atë kohë qeveria e Tiranës drejtohej nga Fatos Nano.

Hillary Clinton ishte e katërta në radhën e sekretarëve të shtetit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1 nëntor 2012. Ndalesa e saj në Tiranë ishte pjesë e turit mesdhetaro-ballkanik. Nga parlamenti shqiptar, sekretarja amerikane përcolli mesazhin: “SHBA kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e para të pavarësisë dhe do të qëndrojnë me ju edhe për 100 vjet të tjera”. Znj. Clinton u takua me Presidentin Nishani, kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës në atë kohë, Edi Ramën.

I pesti ka qenë John Kerry. Ai vizitoi Shqipërinë më 14 shkurt 2016. Mbërriti në Tiranë kur kryeministër ishte Edi Rama, për të nxitur reformën në drejtësi. “Reforma në Drejtësi është jetike. Shqiptarët duan gjyqtarë e prokurorë që i përmbahen ligjit e jo partisë në pushtet. Vendi po lëviz në drejtimin e duhur”, deklaroi Kerry. Vizita e tij dhe agjenda në Tiranë zgjati 4 orë.

Screenshot 2024 02 15 111744
20220324102834 art
030502 albania crowd 600
1 dignrTJZ bbfC25haQ6R g
Clhqao5UkAElpzO
Photo 14 1 1
Tirane.220.6.91.-Sekretari amerikan i shtetit Xhejms Bejker duke folur ne mitingun e oranizuar ne sheshin “Skenderbej”. Nga e majta ne te djathte Xhejms Bejker dhe Muhamet Kapllani.ATSH.Foto:P.Omeri

USA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Agron Malaj në krah të banorëve të Suç-Kurdarit: Kontrata për HEC-in është firmosur nga drejtuesit demokratë

19:40 / July 7, 2025

KAS vendos për 4 qarqe! Opozita ngulmon për pavlefshmëri në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Fier

15:41 / July 7, 2025

“Kur të komandon halli, bëhesh ‘Zeqine’ e SPAK-ut”, Kryemadhi i përgjigjet Metës: S’kam nevojë të marr leje askund për të udhëtuar

15:24 / July 7, 2025

Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit

14:00 / July 7, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.