Kjo është banesa e Ilir Koçiljas që mbrëmë shpërtheu tritoli, dhe i cili më 14 shkurt vrau me thikë fqinjin e tij Halil Kokën pas sherrit për parkimin. Në apartamentin në katin e parë të një pallati janë shkaktuar dëme të mëdha, sidomos në kuzhinën e banesës. Fatmirësisht në banesë nuk jetonte njeri, ndërsa nga shpërthimi janë dëmtuar elektroshtëpiake dhe mobilje, por edhe një makinë që ishte parkuar jashtë pallatit. Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit.



