Ish-kreu i Bashkisë Dibër, Muharrem Rama u paraqit këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ku u thirr për arsye që mbeten ende misterioze. Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte 2 mijë lekëshi që i ka dalë nga xhepi i pantallonave.
Fotoja është publikuar nga gazetarja Anila Hoxha, e cila shkruan: “Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës ishte aq i emocionuar kur po hynte në prokurori, sa dhe 2 mijë lekëshja që kishte në xhep deshi të dalë nga astari.”