Hetimet kanë nisur edhe për mjekët e Spitalit të Traumës për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti në Tiranë. Paraprakisht spitali i Traumës tha se Kurti mbërriti i vdekur, por në një foto 32-vjeçari shfaqet me një serum. Ekspertiza tha se Kurti ndërroi jetë pasi nga frika e policisë gëlltiti qesen me kokainë, kaloi në overdozë.

