Turneu i Beyoncé në vetvete është një spektakël i jashtëzakonshëm që shpalos talentin unik të kësaj artiste.
Së fundmi artistja ka arritur që të marrë vëmendjen në lidhje me një nga shumë kostumet e saj unike që zgjedh gjatë performancave. Këngëtarja 41-vjeçare, e cila shkëlqeu në skenë kur u shfaq me kostumin e saj të ri, la pa fjalë fansat.
Shfaqja e idhullit muzikor, e cila zgjat më shumë se dy orë e gjysmë çdo natë, ka ende një performancë tjetër në ndalesën e saj në 3 takime në Atlanta, gjithsesi na mbetet të presim nëse do të vazhdojë të na mahnisë me veshjet e saj mjaft të veçanta që nuk duhet të lëmë pa theksuar se janë kthyer edhe në trende rikrijimi në rrjetet sociale.