Një 51-vjeçar i identifikuar si Makhir Yusubov dyshohet se është drejtuesi i kamionit me eksploziv që shpërtheu në orët e para të së shtunës Urën e Krimesë.
Kontaktet për herë të fundit me familjen e tij ai i ka pasur dy ditë më parë.
Ura konsiderohet e një rëndësie strategjike, pasi është një rrugë e rëndësishme furnizimi logjistike për forcat ruse në Krime dhe për territoret ukrainase të pushtuara nga rusët, ndërsa në të njëjtën kohë është shfaqur si një simbol i pushtimit rus.
Nga sulmi humbi jetën shoferi dhe një çift brenda makinës që lëvizte pranë kamionit.