Fotografia Letizia Battaglia ishte e bindur se do ta vrisnin ose më keq akoma do ta torturonin deri sa te jepte shpirt. Kjo sepse për 20 vite me radhë, ajo kishte fotografuar mafian.
Letizia Battaglia e dinte më mirë se kushdo tjetët shumicën e mënyrave të tmerrshme se si mafia torturon viktimat.
“Më kërcënuan me vdekje përmes thirrjeve telefonike dhe letrave anonime”, ka treguar fotografja.
Edhe pse e kishin kërcënuar vazhdimisht, ajo vazhdoi të fotografonte për 20 vite krimet më të tmerrshme të mafies. Tani ajo është 84 vjeç.
Ajo tregon se kur bëri fotografitë e para të një viktime ndjeu një tronditje të thellë dhe se nuk do e harrojë kurrë erën që mbante kufoma.