Anas Montamani, një refugjat nga Siria, u bë i famshëm në vitin 2015, pasi bëri një selfie me ish-kancelaren Angela Merkel.
Por ku është ai sot? Dhe çfarë ka ndryshuar në jetën e tij që atëherë?
Annas Montamani tani jeton me qira në një apartament në periferinë lindore të Berlinit. Gjashtë vjet më parë, kur mbërriti në Gjermani, ai jetonte në një konvikt refugjatësh.
Tashmë ai ka arritur shumë që atëherë, sipas Deutsche Welle .
“Unë studioj për Ekonomi dhe Komunikim. Jam në semestrin e pestë. Gjithashtu punoj dhe jetoj me të dashurën time. Shpresoj të fitoj nënshtetësinë gjermane”, tha ai Annas.
Selfie që bëri rastësisht me Angela Merkel e bëri papritur të famshëm. Imazhi i tij është shfaqur në të gjitha mediet gjermane dhe më gjerë.
Pas publicitetit që mori nga selfie me Merkel, një familje gjermane e kontaktoi menjëherë, duke i ofruar mikpritje.
Ai kujton: “Selfi me kancelaren do të thotë shumë për mua. Është shumë më tepër se një fotografi. Është një simbol i humanizmit të zonjës Merkel. Ajo më ndihmoi, më shpëtoi jetën. Unë do t’i jem mirënjohës për pjesën tjetër të jetës sime. Selfie ishte prova se Angela Merkel ka një zemër të madhe, ajo na priti në vend dhe na dha mundësinë të qëndrojmë dhe të integrohemi këtu”.
Por gjërat nuk kanë qenë gjithmonë fushë me lule për Montamani që atëherë.
Pas sulmeve terroriste islamike në Bruksel dhe Berlin, ai u vu në shënjestër si i dyshuar në shumë faqe të medieve sociale. I frikësuar për jetën e tij, Anas nuk dilte nga shtëpia.
Angela Merkel mbetet heroina e tij personale.
“Do të më mungojë shumë. Nëse do ta takoja përsëri, do të doja ta falënderoja për gjithçka që bëri për mua. Falë saj, sot jam duke ecur në jetën time. Unë dua t’i tregoj asaj respektin tim sepse ajo më shpëtoi jetën. Dhe ndoshta do t’i kërkoj përsëri të bëjë një selfie përsëri”.