Kryeministri Edi Rama uroi këtë të martë Ditën e Europës, dhe ndau një foto në rrjetet sociale me mbishkrimin “Evropa është këtu”.
Dita e Europës festohet çdo 9 maj, pas deklaratës së Robert Shuman, ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Francës, në 9 maj 1950, i cili prezantoi idenë e tij për një forme të re të bashkëpunimit politik.
2023-shi është Viti Europian i Aftësive, prandaj në Ditën e Europës, Delegacioni i BE-së në Tiranë i kushton vëmendje të veçantë të rinjve, të cilët falë mbështetjes së BE-së kanë zhvilluar aftësitë e tyre dhe zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri duke nisur biznese apo projekte të suksesshme.
