Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Fotot / “100 ujqërit” e Liu Ruowang pushtojnë Napolin

16:02 / November 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7fb31a7e ff59 4c24 9f9b 2e77d2f1c23a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Saimir Gera

Një ekspozitë krejt e veçantë e artit konteporan është hapur në Napoli të Italisë duke ngjallur kureshtjen e mijëra vizitorëve vendas dhe të huaj. Skulptori kinez Liu Ruowang ka sjellë instalacionin e tij monumental në sheshin qendror të qytetit italian duke zbritur në shesh 100 ujqër.

Por ky instalacion ka edhe një dorë shqiptare, pasi kuratori i saj është artisti i njohur shqiptar – Italian Alfred Mirashi Milot  bashkë me galeristin famos milanez Matteo Lorenzelli.
Ekspozita vjen si një qasje me përmbajtje të shumëfishtë, ku estetika gërshetohet me mesazhin kuptimplotë që skulptori i madh kinez kërkon të përcjellë te publiku vendas dhe përtej atij. Një instalacion i përplotësuar nga prania e 100 uqërve të derdhur në hekur, të cilët vërtiten rreth e rrotull një luftetari që kërkon t’i mbajë larg ato, duke kërkuar t’i trembë me shpatën ndërduar të ngritur lart […]. I gjithi ky inskenim shpërfaq një gjendje tensioni, gadishmërie, frike dhe ankthi, por edhe forcën e pushtetit diktatorial të një realiteti të panjohur për Perëndimin… mesazhi është i fuqishëm, gati therës për çka ai perceptohet si i atillë në sytë e një realiteti ndryshe nga vendi ku artisti është formuar.

“Ujku simbol i të zhdukurve, i perandorisë së nuhatjeve të forta dhe armik i përbetuar i qenies njerëzore, gati-gati edhe i hyjnive..! Një kafshë e vrullshme, me energji të pashtershme dhe që nuk njeh kufizime aq sa e shpien njeriun të humbasë pushtetin e vetkontrollit. Të gjitha këto si përbërës të konceptit kuratorial që vendos ballë për ballë qenien njerëzore dhe forcën natyrës, Perëndimin dhe Lindjen, dritën dhe errësirën, pushtetin dhe gjunjëzimin, kapitalizmin dhe komunizmin, kulturën kineze me atë vendase napoletane… – një botë e egër ashtu si Ophois hyu i luftës në Egjiptin e lashtë, ai që shoqëron kufomat e të vdekurve gjatë luftime drejt varrit […]. Në të vërtetë skulptori kinez na vërteton nëpërmjet figurës së ujkut atë çfarë në Kinë e konsiderojnë si mbrojtësi i mbretërisë qiellore, sikurse në mitologjinë greke ujku ishte mishërimi i Apollonit kur ai mbante rolin e rrezatimit diellor, por dhe ruajtësi i tempullit të tij në pyllin e shënjtë.
Në këtë vështrim ekspozita-instalacion e artistit Liu Ruoëang e kthen vetë qendrën e qytetit në qendrën e një realiteti tjetër, aty ku përballen kulturat dhe estetikat. Skulptori Ruowang tenton nëpërmjet dinamikës dhe shumëllojshmërisë së lëvizjeve të ujqërve të materializojë gjendjen e gatishmërisë dhe të tensionit në çdo çast. Padyshim që kuratori shqiptar Milot në bashkepunim Komunen e Napolit , Kryetarin e Komunes Luigi De Magistris , asesorin e Kultures Nino Daniele dhe me miqte e tij napoletanë ia ka arritur të trondisë me përzgjedhjen e bërë.

Një vepër, ku publiku lëviz brenda saj, e prek veprën, ballafaqohet me të, komunikon.

  • 1a699c1a 4d9d 4631 922f 1fcccc944e4c
  • 1ee918b6 773b 43ea 9b71 37fc4cddc926
  • 2e3926d6 07b3 47ca 8569 20ddbbbed654
  • 4bc4f6c9 88df 44fc a197 202d24175dd3
  • 5acdea5a c4a0 47c8 be0f 89d689ffd44e
  • 7fb31a7e ff59 4c24 9f9b 2e77d2f1c23a
  • 8c9baa00 5ce4 4592 afcc cb63c754d1db
  • 18b4b579 3ee6 478b a574 709d53b230fc
  • 135f0c54 3c91 4650 94fc 26f09c2ee06a
  • 301e0359 e6f6 45c5 85d8 a0db86b868db
  • 714e198f 0e08 40a5 8bf9 b901c738208b
  • 728cc027 a18b 45d6 908f 5d2c498ccce5
  • 3608c726 06bb 4632 bfa7 43e7dc484d94
  • 20177d8e 12f1 484b 8f60 881df1a4cda1
  • 556886d9 3ecb 4b1a 9053 2c6cbe2f7425
  • b257d127 8d3f 4252 b203 95658dcd32bf
  • bec97c23 0412 4bad 9c2d f99a57adfbd9 1

100 ujqërit Alfred Mirashi Liu Ruowang
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.