Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

FOTOT / 20-vjetori i rënies së dëshmorit të UÇK-së Halil Gashi, ceremoni përkujtimore në Burrel

15:32 / May 2, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
58701303 432181287337589 7258526654731911168 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas banorëve të Obiliqit që kujtonin 20-vjetorin e eksodit masiv, ishin banorët e fshatit Landovicë, kryesisht të afërmit e dëshmorit Halil Gashi që vendosën kurora dhe lule në lapidarin që përkujton luftëtarin e lirisë së Kosovës.

Halil Gashi nga Landovica, humbi jetën aksidentalisht më 2 maj 1999 gjatë përgatitjeve të luftës që po bënte UÇK-ja në repartin ushtarak të Mollzave, në periferi të qytetit Burrelit.

Pjesë e ceremonisë ishin familjarë të dëshmorit Gashi, ish-oficerë të lartë të UÇK-së, ushtrisë shqiptare, veteranë të luftës, qytetarë dhe drejtues të Bashkisë së Matit.

Prindërit, fëmijët, të afërmit dhe zyrtarë të pushtetit lokal folën rreth jetës dhe aktivitetit të dëshmorit Halil Gashi dhe pastaj vendosën kurora dhe buqeta me lule në nder të dëshmorit.

Kasem Kola, administrator i njësisë vendore Burrel dhe babai i dëshmorit falenderuan banorët e Matit dhe gjithë autoritetet e kohës për ndihmën dhe kontributin e dhënë gjatë eksodit të kosovarëve si dhe përgatitjen e forcave për përballimin e luftës.

Katër vajzat e Halil Gashit, të veshura me bluza që mbanin foton e babait të tyre kujtuan me respekt dëshmorin e UÇK-së. Vajza e madhe Blediona Gashi tha se ishte tepër e emocionuar në këtë ditë të shënuar. /tirananews.al/

  • 58733083 330221787693169 1444750633855877120 n
  • 58994550 2196329390402548 4720720905766961152 n 1
  • 59002624 2592294014133753 8169479228119580672 n
  • 59286051 2360802620910084 6638934144329973760 n
  • 59328142 2345284732424948 3672076564247347200 n
  • 86a33085 a610 48b9 b0b3 a09930f18edb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nomadët digjitalë”, të punosh pa lëvizur nga shtëpia, trendi që tashmë ka mbërritur dhe në Shqipëri

10:14 / December 26, 2021

‘Po të ishim të vaksinuar do të ishim me kalamajtë’, Rama publikon apelin e pacientëve me Covid nga spitali

14:26 / December 4, 2021

Historiania Nevila Nika rindez debatet për figurën e Enver Hoxhës: Nuk duhet të shihet bardhezi kontributi i tij

11:09 / December 2, 2021

Banorët e Matit: Investimet e ëndërruara prej 30 vitesh po ndryshojnë jetën e qytetarëve

20:20 / November 15, 2021
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.