Në mars të 2019-ës, këngëtari Zayn Malik dhe supermodelja Gigi Hadid, një nga çiftet më simpatikë të showbizit, I dhanë fund lidhjes së tyre. Gjatë kohës që ishin të ndarë, Gigi nisi një romancë me Tyler Cameron, e cila nuk zgjati shumë pasi dyshja nuk ishin të prerë për njëri-tjetrin.
Pas ndarjes nga Tyleri, Gigi u përfol për një ribashkim të mundshëm me Zaynin dhe së fundmi është bërë e ditur që janë zyrtarisht bashkë. Dyshja janë fotografuar shumë të dashuruar, në festën e 28 vjetorit të këngëtarit.
Të buzëqeshur, të kapur për krahu dhe shumë të kombinuar në rroba, Zayn dhe Gigi na provuan të gjithëve, që njeriu kthehet gjithmonë aty ku dikur ka ndjerë dashurinë e vërtetë!


