Belind Këlliçi duket se po punon seriozisht për porosinë që i ngarkoi Sali Berisha për të hetuar si prokuror paralel çështjen e inceneratorëve. Bashkë me anëtaren e Foltores në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Beti Njuma, ata ndodhen me pushime në jug, dhe siç duket nga këto foto të publikuara nga ata vetë në mediat sociale, po ia kalojnë për bukuri dhe po i shijojnë në maksimum ato në një jaht luksoz.
Fotot janë publikuar në Instagram nga bashkëjetuesja e Këlliçit, ndërkohë që nuk dihet kush është pronari i jahtit luksoz ku po kalojnë pushimet çifti dhe anëtarja e Foltores në Këshillin Bashkiak të Tiranës.



