Drejt përfundimit puna për ndërtimin e pallatit të parë në Bashkinë e Matit, që është pjesë e programit të banesave me kosto të ulët. Kryebashkiaku Agron Malaj ka publikuar pamjet nga kantieri ku punimet po ecin me ritëm të lartë.
“Puna po shkon drejt përfundimit për ndërtimin e pallatit që ka në përbërje 25 apartamente të strukturave të ndryshme, në qytetin e Burrelit, që është pjesë e programit të banesave me kosto të ulët.
Pas përfundimit të këtij pallati do nisë puna dhe për ndërtimin e pallatit tjetër”, deklaron Malaj.
Nëpërmjet këtij investimi synohet’i jepet një zgjidhje strehimit përmes programit me kosto të ulët. Ndërtimi i këtyre pallateve vjen pas gati 30 vitesh dhe projekti do t’u vijë në ndihmë shumë familjeve të kësaj zone.
Postime te ngjashme
Add A Comment
