Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fotot: Dëmet e tërmetit, në “Astir” çahen “pallatet e reja”

09:52 / December 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
molla3 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Tiranë duket se do të jenë të konsiderueshme. Gazeta “Si” pa nga afër situatën në disa pallate, nga ata që konsiderohen si “pallate të reja” në zonën e “Astirit”. Nga ajo që pamë ne terren ishin godina shumëkatëshe bosh, ku banorët kanë frikë që të rikthehen për të vijuar jetën normalisht.


Një pjesë janë larguar që prej së martës tek të afërm, kryesisht në rrethe, ndërsa ata që janë ende në Tiranë na thonë se flenë nëpër makina, furgonë, ose hotele. Shumë po mendojnë të zhvendosen me qira nëpër zona të tjera të kryeqytetit, duke lënë pas investimin e një jete Dëmet janë të konsiderueshme. Nga një vëzhgim i shpejtë në terren, gazeta “Si” identifikoi të paktën 6 pallate që kanë krisja të forta në mure. Banorët thonë se nuk kanë mbërritur ende grupet e verifikimit të sigurisë së godinave dhe janë në pritje të tyre.


Deri atëherë, ata këmbëngulin se do të qëndrojnë jashtë dhe nëpër shtëpitë e tyre do të rikthehen herë pas here sa për të marrë rroba, larë, apo për të ruajtur apartamentet nga hajdutët. Paradoksi është se 5 nga 6 pallatet që pamë në terren janë të ndërtuar nga 2012 deri në 2014 dhe vetëm njëri prej tyre ishte i vitit 2007.



  • molla1
  • molla2
  • molla3
  • molla4
  • molla5
  • molla6
  • molla7
  • molla8
  • molla9

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pema 8 metra bllokonte kolektorin e ujërave të zeza në Kashar, Rama: Kolektori është çliruar

15:12 / August 9, 2026

Kruja nuk shpëton nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri. Një biznes i zonës rrezikohet

14:55 / August 9, 2026

“Shtrihu në tokë!”/ Momenti i arrestimit të 20 vjeçarit në Korçë, shkoi në banesë për të marrë para

13:41 / August 9, 2026

Kriset raporti mes Butrint Imerit dhe aktores turke Su Burcu? Detaji që ngriti dyshimet

13:19 / August 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.