Ekspozimi i fotove të “Heronjve të popullit” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka ngjallur mjaft debate, duke ndarë në dy kampe jo vetëm historianët, prej të cilëve ka dhe nga ata që mendojnë se disa prej tyre nuk kanë dhënë jetën për luftë.
Këtë nismë të qeverisë duket se e ka mbështetur dhe ish deputeti i LSI-së, Flamur Çelaj. Në një postim në Facebook ai shprehet krenar për foton e Mumin Selamit.
“Si flaka që nuk shuhet kurrë 🔥 ashtu qoftë kujtimi i Tyre” . Krenar që shoh foton e Heroit të Popullit Mumin Selami në Bulevardin Dëshmorët e Kombit përpara godinës së Presidencës. “I paharruar kujtimi i Tyre”, shkruan Çelaj.