Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

Fotot e rralla me ngjyra të Shqipërisë një shekull më parë

11:56 / August 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
foto shqiperia turqi 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vitin 1909 bankieri milioner francez dhe filantropisti Albert Kahn ndërmori një projekt ambicioz për të krijuar një koleksion fotografik të popujve, dhe për popujt, e botës. Si idealist dhe internacionalist, Kahn besonte se mund të përdorte procesin e ri të autokromit, sistemi i parë fotografik në botë me përdorim të thjeshtëzuar dhe në “true-colur”, për të promuovuar paqen, shkëmbimin kulturor dhe mirëkuptimin ndërmjet popujve.

Kahn përdori pasurinë e tij të madhe për të dërguar një grup fotografësh në më shumë se pesëdhjetë vende përreth botës, ndër të cilat edhe Shqipëria, vende të gjendura në një moment kritik të historisë së tyre, ku kulturat shekullore ishin në kohë transformimesh të mëdha e të pakthyeshme nga lufta dhe nga marshimi i globalizimit të shekullit të njëzetë.

Ata dokumentuan në “true colour” shembjen e Perandorise Austro-Hungareze dhe asaj Otomane apo ushtarët e Luftës së Parë Botërore në transhe, ndërsa gatuanin apo lanin uniformat prapa vijës së luftës.Misioni i parë i Arkivave të Planetit i planifikuar nga profesori Zhan Bryn (Jean Brunhes, 1869-1930) ishte për në Ballkan.

Rrugëtimi i saktë i misionit nuk është plotësisht i qartë, mirëpo dimë se Zhan Bryn dhe Ogyst Leon ndodheshin në Bosnje menjëherë para shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike në fillim të tetorit 1912 dhe fotografuan Banja Llukën, Jajcën, Mostarin dhe Sarajevën.

Udhëtimi i tyre në Kosovë u krye në maj të vitit 1913 ku u bënë autokroma në Prishtinë, Graçanicë, Lipjan dhe Prizren. Prej Kosovës ekipi vazhdoi rrugën nga Shkupi për në Selanik, ku Leoni bëri gjashtëdhjetënëntë fotografi me ngjyra të qytetit, dhe prej Selanikut ata udhëtuan për në Bursë në Azinë e Vogël.

Misioni në Shqipëri u zhvillua në vjeshtë të atij viti. Bryn dhe Leon erdhën prej Malit të Zi në Durrës më 16 tetor 1913 apo rreth kësaj date.

Kjo, të paktën, është data e autokromave të para aty.Nga Durrësi kaluan lumin Erzen, të mbrojtur nga Esad Pashë Toptani (1864-1920) dhe arritën në Tiranë ku qëndruan dy ditë.

Nga Tirana, u kthyen në Durrës dhe sigurisht me një anije vazhduan rrugën për në Tivar në Malin e Zi për të përfunduar në Shkodër më 21 tetor 1913.

Shkodra, fortesa e fundit e osmanllinjve në Ballkan, kishte rënë në duart e forcave malazeze më 22 prill 1913 dhe gjatë luftimeve një pjesë e madhe e qytetit të vjetër u shkatërrua.

Më 22 tetor 1913, ekipi vazhdoi rrugën drejt veriut për në Rijekë dhe Cetinje, kryeqytetin e vjetër të Malit të Zi.

Autokromat e mahnitshme të koleksionit Kan – 97 fotografi të hershme me ngjyra të Shqipërisë dhe 94 fotografi të Kosovës nga të cilat kemi bërë një përzgjedhje e cila paraqitet këtu për herë të parë – janë unikale në historinë e fotografisë shqiptare dhe ballkanike.

Ato shkëlqejnë si xhevahirë të paçmueshëm në ëndrrën shumëngjyrëshe të Alber Kanit, në arkivat e planetit.

  • foto shqiperia turqi 2
  • foto shqiperia turqi 3
  • foto shqiperia turqi 4
  • foto shqiperia turqi 5
  • foto shqiperia turqi 6
  • foto shqiperia turqi 7
  • foto shqiperia turqi 8
  • foto shqiperia turqi 9
  • foto shqiperia turqi 10
  • foto shqiperia turqi 11
  • foto shqiperia turqi 12
  • foto shqiperia turqi 13
  • foto shqiperia turqi 14
  • foto shqiperia turqi 15
  • foto shqiperia turqi 16
  • foto shqiperia turqi 17
  • foto shqiperia turqi 18
  • foto shqiperia turqi 19
  • foto shqiperia turqi 20
  • foto shqiperia turqi 21
  • foto shqiperia turqi 22
  • foto shqiperia turqi 23
  • foto shqiperia turqi 24
  • foto shqiperia turqi 25
  • foto shqiperia turqi 26
  • foto shqiperia turqi 27
  • foto shqiperia turqi 28
  • 1b1daeb6 c907 4526 9a02 6b4092f2f561
  • 387da902 853b 47b8 9b91 e49347d5257c
  • 787f2a5c e5ed 4d4f a8b1 bdefbc231015
  • ef8ace84 0264 43c4 b7b1 4070df2d56d3
  • f036f574 89d0 48f9 be08 e426fb16c30e
  • 0294df7e d676 4020 b375 c63b92836e9e
  • 5073649c d06d 4325 9b89 59927b422ce0
  • 8d348c87 f47f 4861 95b4 e56ae1441d83
  • fbb913cd 98fa 44c7 97f7 3aca2c3049a9
  • feab8a84 8a39 483d 86f0 4a6b2a48f240
  • c2612fda b82a 4093 84f1 4623a9540f4c
  • 81923755 46f5 403b 84e3 aa0244723ba3
  • 7e508d69 0a47 415b ba23 334a9d041131
  • fa4d581b bc70 4534 9621 23082c44626e
  • 42d7d56e 2197 4205 b035 5362da6b1f23
  • 544e39a3 b897 46b2 be39 4c38f1e24f7e
  • e9bfa3c7 12a8 4b27 85e6 8d9b0e8c9e43

Prizren
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grisi fletën e votimit, shoqërohet në polici një person në Prizren

15:24 / December 28, 2025

Prizreni nderon heroin e kombit Tahir Sinani, zbulohet shtatorja e komandantit të tri luftrave

16:42 / November 28, 2025

Ishte nisur nga Shqipëria, kapet në Prizren autobusi me 120 kg kanabis, në pranga shoferi…

10:39 / November 22, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.