Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Prizreni nderon heroin e kombit Tahir Sinani, zbulohet shtatorja e komandantit të tri luftrave

16:42 / November 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1764343188 aa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe përvjetorit të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qytetin e Prizrenit, pasditen e së premtes u organizua ceremonia e zbulimit të shtatores së heroit të kombit, komandantit Tahir Sinani.

Figura e tij, e njohur si komandant i Zonës së Pashtrikut të UÇK-së dhe pjesëmarrës në tri luftëra në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut dhe në Luginën e Preshevës u nderua me pjeswmarrjen e figurave te njohura te UÇK-se dhe qytetareve nga Prizreni, Kukwsi e Tropoja vendjlindja e Tahir Sinanit. Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të bëjnë më shumë për nderimin e heronjve të UÇK-së, duke shtuar se Prizreni dhe komandant Tahir Sinani përbëjnë një pikë bashkimi gjeografik dhe shpirtëror të shqiptarëve në rrugën e çlirimit, ashtu siç e simbolizon edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Në fjalën e tij, gjeneral Kudusi Lame u shpreh se kjo ditë e pavarësisë së Shqipërisë, e ditëlindjes së Adem Jasharit dhe e paraqitjes publike të UÇK-së merr edhe një vlerë të shtuar me vendosjen e shtatores së Tahir Sinanit, të cilën e quajti “një medalje plus” për Prizrenin dhe kontributin e kësaj treve në luftën për liri. I pranishëm në ceremoni ishte edhe deputeti i PD-së, Isuf Çelaj. Si tropojan dhe njohës i familjes Sinani nga fshati Gri, ai tha se komandant Tahir Sinani është shembull i tri luftrave dhe duhet të zërë vend të merituar në tekstet e historisë sonë kombëtare.

Me emocion të veçantë foli edhe Rezart Sinani, djali i komandantit, i cili ishte vetëm pesë vjeç kur babai i tij ra dëshmor në malet e Gostivarit. “Përveç dhimbjes për humbjen e babait, do të kem gjithmonë krenarinë në zemër. Vendosja e kësaj përmendoreje është si rikthimi i babait në Prizren,” tha ai. Tahir Sinani (25 maj 1964 – 29 korrik 2001) ishte oficer i Ushtrisë së Shqipërisë dhe komandant i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai mori pjesë në Luftën e Kosovës, në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në luftimet e vitit 2001 në Maqedoni.

Prizren Tahir Sinani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Katari dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje të mbrojtjes së ndërsjellë kundër sulmeve të jashtme

11:53 / November 15, 2026

Alarm në Uashington! Mossad paralajmëron CIA-n: Irani mund të godasë Trump dhe zyrtarët e tij

11:44 / November 15, 2026

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.