Është finalizuar filmi “Gjirokastra” me skenar të gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare.

Nën drejtimin artistik të të madhit Aleksandër Sokurov dhe me regjinë pasionante të Yuri Arabov, aktorët shqiptarë e rusë janë përpjekur që përgjatë mureve të gurta të rigjallërojnë për ekranin e madh një kapitull pak të njohur, por fort trazues të historisë sonë të përbashkët.

Kjo dramë historike do të jetë e para që qëmton fatin tragjik të çifteve të përziera të persekutuara nga regjimi komunist në Tiranë.

Telashet filluan pasi Tirana ndërpreu lidhjet me Moskën më 1961, një shkëputje diplomatike që, brenda natës, i ktheu të rinjtë shqiptarë me femra sovjetike në tradhtarë.

Realizimi duket se ka mbaruar dhe filmi është gati për të na surprizuar në ekranet tona.

Deputetja e Gjirokastrës Mirela Kumbaro ka përcjellë disa fotografi nga realizimi duke na ngjallur akoma edhe më shumë kureshtjen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here