Libri “Koha për politikë”, i ish-deputetes së PD, njëherësh anëtares së kryesisë së Partisë Demokratike, ka njohur interes të madh gjatë ditëve të panairit të librit në Tiranë. Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti ka qenë një nga deputetet e së majtës, që ka zgjedhur të marrë një libër edhe me dedikim prej ish-deputetes Duma.
Gjatë prezantimit të librit, Duma renditi disa nga hapat që duhet të merren për të përmirësuar klimën politike.
Më konkretisht, ajo propozon Parlament dy dhomësh, pra edhe Senat, ku të përfshihen edhe mendjet e ndritura. Ndërkohë që teksa ka folur për kandidatët për deputetë, ka theksuar se duhen bërë me lista të hapura dhe të zgjidhen nga populli.
