Kreu i shtetit nuk heziton të jetë në stadium sa herë luan kombëtarja, ndërkohë që e ka bërë publik afeksionin e tij në rang klubesh të huaja. Ai është tifoz me Celtic, gjigantin e Skocisë në futboll.
Ai ka fluturuar drejt Skocisë për ta parë nga afër skuadrën e zemrës në ndeshjen ndaj Ferencvaroshit, ku luan shqiptari ynë kuqezi, Myrto Uzuni. Kjo ndeshje do të luhet në kuadrin e Ligës së Europës.
Paraprakisht është ndalur në shtëpinë e ish-kapitenit tonë të kombëtares, Rudi Vata, një mik i tij, por edhe ish-futbollist i njohur në këtë vend, ku edhe jeton. Meta ka pozuar me të gjithë familjen “Vata”, duke pasur në qafë shallin e Celtic.
Në Twitter, kreu i shtetit ka shkruar: “Me Rudin dhe Roço Vata në Glasgow. Më në fund, gati për Parajsë (stadiumi i Celtic)”.
