Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli feston sot ditëlindjen. Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social, Topalli mes emocionesh rrëfen vështirësitë dhe sfidat në jetë, por edhe të mirat që ka, rrethuar me dashuri me fëmijët, nipërit dhe bashkëshortin.
Ish kryeparlamentarja, teksa kujton kohët e vështira që ka kaluar, shprehet se fëmijërinë e saj e ka kaluar duke punuar për të ndihmuar prindërit, por edhe duke rrëzuar muret që kishe shumë vite më parë.
Por pavarësisht të gjithave, Topalli e ka një peng që do e ndjekë gjithë jetën: mungesën e saj në familje dhe në rritjen e djalit, që ka qenë vetëm 1 vjeç. Në atë periudhë, Topalli sapo ka hyrë në Parlament dhe PD ishte në ditët e saj jo të mira.















