Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme së bashku me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishin në Farkë ku edhe ka dorëzuar letrën e legalizimit të banesave të reja familjeve që mbetën pa strehë pas tërmetit.
Ndërkohë kryeministri ka pasur edhe një ‘incident’ me maskën ku shkruhet ‘PS’, pasi gjatë ië gjithë kohës e mbante me kokë poshtë.
Sapo e ka vënë re, Rama nuk ka ngurruar që ta vërë ashtu siç duhet duke lëshuar edhe batuta me qytetarin duke thënë se pse nuk i tregoi.
PJESË NGA BISEDA:
EDI RAMA: Pse s’më thua që e kam vënë PS-në mbrapsht, apo ashtu e do ti mbrapsht?
Kryefamiljari: Po unë nuk e dija që është PS-ja ajo.